Vigenin: Marrëdhëniet me Maqedoninë janë kyçe

Për neve, marrëdhëniet me Maqedoninë janë kyçe, ajo është fqinji jonë, kemi të kaluar historike të përbashkët si dhe numër të madh të mundësive të pashfrytëzuara në bashkëpunimin ekonomik nga të dyja anët e kufirit.

Në fakt, interesi jonë i përbashkët është që Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka thënë Ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, në një intervistë për gazetën bullgare “24 Orë”.

Për t’u bërë Maqedonia pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i zgjedhë problemet me fqinjët. Të tregojë se mund ta respektojë parimin e fqinjësisë së mirë dhe t’i realizojë reformat e nevojshme, të cilat priten nga Komisioni Evropian.

Ky nuk është proces i lehtë, bëhet ngadalë, por unë jam mjaft optimist, sepse Maqedonia nuk ka rrugë tjetër.

Momentalisht jemi në procesin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim, theksoi Vigenin duke rekomanduar që autoritetet e Maqedonisë duhet ta thërrasin ekipin tonë negociator.

Deri tani, një ftesë e tillë nuk ka ardhur, por e presim në gusht ose në gjysmën e muajit shtator.

Ka tre çështje serioze, për zgjidhjen e të cilave nevojitet vullnet i lartë politik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button