Qeveria, amendamente të reja për Ligjin e mediave

Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Ivo Ivanovski në një konferencë për shtyp, ka informuar se Qeveria e Maqedonisë, ka deponuar disa amendamente, me qëllim të përmirësimit të Ligjit për mediat,  i cili është në procedurë kuvendore.

Ai ka theksuar se amendamentet e qeverisë, kanë ardhur si rezultat i dy  diskutimeve publike, për projektligjin e mediave, të realizuara në parlament, si dhe i vërejtjeve të cilat i janë dorëzuar propozuesit nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-së.

Për këtë qëllim nesër, në orën 10.00 do të organizohet edhe një diskutim publik në “Holidej In” për propozimtekstet dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button