Qeveria përgatit amandamente të reja për propozimligjin për media

Me qëllim të përmirësimit të Ligjit për media, që është në procedurë kuvendore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka përgatitur disa amandamente, njoftoi sot ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski.

”Amandamentet janë si rezultat i dy debateve publike të organizuara në fund të muajit korrik në Kuvend, si dhe i vërejtjeve që i dorëzuan, para së gjithash përfaqësuesit e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së”, tha ministri Ivanovski. 

Nësër në hotelin “Holiday Inn” në orën 10 do të mbahet edhe një diskutim publik për këto propozimlogje ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe të TAIEH.

Ministri ka thënë se nesër pret debat cilësor edhe përkundër faktit se amendamentet janë publikuar vetëm 24 orë para fillimit të debatit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button