ANALIZË: Ekonomia në 2014-ën, për biznesin e vështirë, për qeverinë e suksesshëm!

Gjykuar sipas hulumtmeve të statistikës, viti që kalon do të jetë i suksesshëm në aspekt ekonomik. Tre tremujore me radhë ekonomia është në zonën pozitive, me rritje më të madhe se 3%. Në rritje është edhe prodhimtaria industriale, ndërsa rritet edhe numri i të punësurave në industri. Mirëpo, derisa statistika shënon rritje ekonomike, një pjesë e biznesmenëve thekson se ky ishte edhe një vit që nuk ishte i lehtë për kapitalin vendor.

“Ky vite ishte jashtëzakonisht përparimtar dhe i suksesshëm për kompanitë e huaja që punojnë në Zonat e lira ekonomike, për shkak se menaxherët e huaj arritën të njejnë fuqi punëtore kualitative që do të punojë për kompensim të caktuar, mirëpo nga ana tjetër, të liruar nga pagesa e të gjitha taksave. Është e saktë se investitorët e huajhapën vende të reja pune, mirëpo bara për pagesëne e kontributeve të tyre i mbeti ekonomisë së vendit. Do të thoja se firmat vendore e kishin gjithnjë e më vështirë edhe në vitin 2014, gjegjësisht gjashtë vite me radhë ata ballafaqohen me krizë, mungesë të mjeteve të freskëta financiare, gjegjësisht u paraqit problemi kryesor, e ai është mungesa e keshit, që shkakton çrregullim të gjendjes financirare në sektorin privat.” – konsideron biznesmeni dhe konsultanti, Goran Rafajllovski.

Pikërisht investimet e huaja edhe këtë vit ishin njëra nga atutë kryesore të qeverisë për rritje ekonomike. Qeveria vazhdoi me promovimin e mundësive investuese nëpërmjet të ashtuquajturave “road-show” nëpër botë. U vizituan së pakur dhjetë vende si Amerika, Belgjika, Singapuri, Turqia, Koreja Jugore, Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite. Një pjesë e kompanive që ishin pjesë e forumeve të biznesit shfaqën interesim për investim në Maqedoni, e disa kompani nënshkruan edhe kontrata për ndërtimin e fabrikave. Në ndërkohë, statistika e Bankës Popullore të Maqedonisë shënoi rritje të ngadalshme të investimeve. Kështu, deri në fund të shtatorit saldoja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja ishte 200 milionë euro dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje shumë të vogël prej vetëm 6 milionë eurosh.

“Unë nuk jam i bindur se vetëm me tërheqjen e investitorëve të huaj në Zonat e lira ekonomike mund të arrihet nivel më i lartë i zhvillimit ekonomik. Më shumë besoj në krijimin e parakushteve për trajtim të barabartë të kapitalit të huaj dhe atij vendor, si dhe në projektet e përbashkëta të kompanive të vendit dhe të huaja. Këtë e them pasi kompanitë e huaja që gjenden në zonat e lira ekonomike paraqesin një entitet të veçantë, në përputhje me dispozitat aktuale ligjore, dhe pothuajse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me pjesën tjetër të ekonomisë së vendit. Përfitimi i vetëm prej tyre është punësimi i një numri të caktuar të punëtorëve tanë, të cilëve u paguhet një rrogë e jona minimale ose mesatare dhe kontributet për sigurim social. Dhe asgjë më tepër”, konsideron profesori universitar, profesori Semi Bislimi.

Projekte të dështuar, afera, suksese…

Sipas ekonomistëve dhe biznesmenëve, në vitin që kaloi, edhe më tej një pjesë e problemeve ekonomike mbetën pa zgjidhje. Edhe pse statistikisht papunësia është zvogëluar, Maqedonia mbeti vendi me njërën nga përqindjet më të larta të papunësisë. Përderisa nga njëra anë treguesit shënojnë rritje ekonomike, matjet evropiane edhe më tej e numërojnë vendin tonë në mesin e më të varfërave, qytetarët e së cilës kanë standard që është 36% e mesatares evropiane. Sipas analistëve, këtë vit, u qartësuan disa projekte, të cilat i treguan dobësitë e një pjese të politikave qeveritare.

Njëri prej tyre është rasti “Subrata Roj”. Projekti i cili duheshte të sjellë kthesë në bujqësinë e vendit, me marrjen në pronësi të kombinatit bujqësor “Xhumajlija” nga ana e biznesmenit indian – dështoi. Qeveria e ndërpreu kontratën me biznesmenin, i cili në vend u prit si investues i madh nga Lindja. Qeveria njoftoi se do të marrë 3 milionë euro si dëmshpërblim për ndërprerjen e kontratës, ndërsa lopët holandeze, qumështi kualitativ, rritja e eksportit mbetën vetëm ngjarje pozitive promovuese që u regjistrua nga kamerat.

Sipas analistëve ka edhe një rast që e shënoi vitin që është duke shkuar. Opozita e zbardhi aferën “Aktori”, ku ishte e përfshirë një firmë greke, e cila e ndërton autostradën Demir-Kapi – Smokvicë. Me dokumente, opozitarët thonin se persona me mbiemra të njëjtë, disa herë nga llogaria e ekspoziturës në Shkup kanë tërhequr para të gatshme dhe i kanë nxjerrë jashtë vendit. Rasti përfundoi në Prokurorinë publike, e cila i bllokoi llogaritë dhe pronën e firmës. Përfundim të rastit nuk ka.

Sipas një pjese të biznesmenëve, si trend negativ për sektorin privat mund të numërohet edhe politika gjithnjë e më e vrazhdë ndëshkuese edhe për qytetarët edhe për firmat.

“Në fillim do të thoja se edhe viti 2014 kaloi në shenjë të rreziqeve. Bashkimi Evropian nuk arrit të dalë nga kriza. BE-ja vendosi t’i kthehet politikës së kursimit, që sipas meje mund ta kolabojë gjithë ekonominë, e me atë edhe atë të Maqedonisë. Në terren vendor u miratuan një numër i madh i ndryshimeve ligjore dhe rregullativë e re që është e pazbatueshme, e madje mund të ketë edhe pasoja negative për firmat, si që është ligji për diciplinë financiare”, thotë Rafajllovski.

Sipas tij, nga aspekti ekonomik, si trend pozitiv mund të vlerësohet kreditimi i përforcuar i kompanive nga ana e bankave.

“Gjëja më pozitive që ndodhi, e që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikoi mbi sektorin privat është hapja e bankave ndaj ekonomisë. U zvogëlua përqindja e kamatave dhe u përforcua përkrahja kreditore. Megjithatë, do të apeloja që bankat më lehtë t’i distribuojnë paratë deri te firmat dhe të hyjnë në një rrezik më të madh, për shkak se në fund kjo do të përfitojnë nga kjo”, vlerëson Rafajllovski.

Deri në vitin e ardhshëm, qeveria ka projektuar rritje ekonomike që do të sillet ndërmjet 3,5% dhe 4%. Në vitin 2015 do të harxhohet buxheti më i madh deri tani prej rreth 3 milionë eurosh, nga të cilat pothuajse 400 milionë euro janë të dedikuara për shpenzime kapitale. /PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button