Rrëshqitja e dherave, rruga Tiranë-Elbasan bllokohet sërish për shkaqe sigurie

Aksi rrugor Tiranë- Elbasan do të vijojë të mbetet i bllokuar, për shkak të rrëshqitjes masive të dherave në zonën e Ibës. Rruga u hap pasditen e djeshme në mënyrë të kontrolluar, por për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave, autoritetet u detyruan të mbyllin sërish atë, rreth orës 10:00 të paradites së sotme, për shkaqe sigurie. Policia e Shtetit bëri të ditur se rruga do të vijojë të qëndrojë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Një ditë më parë, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto siguroi se ka një angazhim të madh të të gjitha strukturave për normalizimin e situatës në aksin Tiranë-Elbasan.

Një javë më parë, një masiv dheu dhe gurësh rrëshqitën përgjatë trasesë së autostradës Tiranë-Elbasan, duke dëmtuar objekte e banesa buzë rrugës. Si pasojë e kësaj rrëshqitje qarkullimi i automjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas vijon të mbetet i bllokuar./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button