Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

Gjatë ditës së djeshme Portalb nuk arriti që të marrë prononcim nga Komuna e Çairit lidhur me atë se çfarë po ndodh me ndërtimin e objektit të USHT-së në Shkup, pasi që Rami Qerimi ishte i pakapshëm, nga kjo komunë sot informojnë se  aktualisht po përpilohet plani detal për Universitetin.

“Komuna e Çairit Në procedurë të finalizimit të dokumenteve për ndërtimin e  ndërtesës së USHT – Shkup sikur edhe për ndërtesën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve është Plani për kuartin i cili është i miratuar prej sektorëve përkatës të Qytetit të Shkupit ndërsa aktualisht po përpilohet plani detal për Universitetin. Planin detal e përpilon Agjencioni për planifikim hapësinor dhe pritet që ky proces të përfundojë për dy deri tre muaj. Përveç kësaj, në buxhetin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës tanimë janë ndarë 30 milionë denarë për projektimin e kompleksit të USHT – Shkup dhe për Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me çka rrumbullakohen të gjitha aktivitetet për fillimin e ndërtimit të këtyre objekteve me rëndësi të veçantë për ne”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button