Fokus: Kryepeshkopi i KOM-it mer rrogë mujore prej 5.000 eurosh?!

Edhe pse bëhët fjalë për temë të “ndaluar” në qarqet kishtare, sipas informatave deri te të cilat erdhi gazeta “Fokus”, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), z.z. Stefan, merr rrogë mujore prej 5 mijë eurosh, kurse peshkopët tjerë marrin rrogë mujore prej 2 mijë eurosh!

Sipas Fokusit, në qarqet kishtare spekulohet se rroga e kryepeshkopit mund të jetë edhe më e lartë!
Fokusi thotë se përkundër asaj që pritet ta KOM-it të tregojë modesti, ajo në parkun e saj të veturave ka nga automobilat më luksozë, duke filluar nga veturat e terrenit “Grand Cherokee”, “Tuareg” dhe “Land Cruiser” e deri te veturat e shtrenjta “Audi”, “BMW” ose “Mercedes”. Gazeta thotë se vetura Mercedes e tipit R350,  me të cilën vozitet kryetari i KOM-it, vlen 100 mijë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button