Recension: Deputetët punojnë me angazhim të plotë

Problemi i vetëm i kësaj informate të shkurtër, teknike është titulli: “Deputetët punojnë me angazhim të plotë”. Ai është formuluar në atë mënyrë që e rrit angazhimin e deputetëve dhe duket sikur ata “mbyten” duke punuar. Që as për së afërmi nuk përkon me realitetin, duke pasur parasysh se të gjitha projektet qeveritare kalojnë me lehtësi në Kuvend, i cili, për fatë të keq, u shndërrua në “shtypshkronjë” për zgjidhje të këqija ligjore.

Пратениците работат со полна пареа Press24-novLinku deri te artikulli origjinal: Deputetët punojnë me angazhim të plotë

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2014, 09:16

Data e recensionit: 18.12.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

“SHPIRTA TË LODHUR”

Në fakt, bëhet fjalë për një lajmërim se tre komisione kuvendore do të mbajnë mbledhje. Dhe kjo nuk është diçka e pazakonshme, por përkundrazi, një aktivitet i zakonshëm i deputetëve, për të cilin rregullisht informon shërbimi kuvendor. Mirëpo, në rastin konkret, pa dyshim është bërë një zgjedhje e tillë e titullit, që lexuesve u jep porosi se deputetët janë “shpirta të lodhur”, të cilët nuk mund ta ngrejnë kokën nga leximi i propozimeve ligjore!

Мirëpo a është ashtu?

Sipas Raportit ( 11.09.2014) nga mbikëqyrja e kualitetit të debatit në Kuvend të cilin e realizon Instituti për demokraci “Societas civilis” në kuadër të projektit “Kuvendi nën thjerrëz, përforcimi i debatit politik dhe diskursi deliberativ”:

“Në mbledhjet e Kuvendit rrallë herë vjen deri te këmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve rreth propozimeve ligjore. Numri i vogël i replikave dhe i kundërreplikave ndaj fjalimeve të deputetëve nuk mundëson që nëpërmjet debatit të testohet vlefshmëria dhe qëndrueshmëria e argumenteve të prezantuara nga folësit, me çka do të fitoheshin vendime më kualitative që janë në të mirë të përgjithshme dhe me interes publik.”

Analiza e paraqitjeve të deputetëve në 20 mbledhje kuvendore dhe në shtatë komisione kuvendore (në periudhën prej 19 qershorit, kur u zgjodh qeveria e re, e deri më 3 gusht, kur deputetët shkuan në pushim vjetor), tregoi se bëhet fjalë për fjalime të përgatitura që më parë, të cilat në shumicën e rasteve janë argumentuar me dy argumente.

Në fakt, mbledhjet e Kuvendit transmetohen drejtpërdrejt në kanalin kuvendor, kështu që qytetarët mund vetë të binden se sa debatojnë deputetët dhe çfarë ligjesh miratohen në Kuvend.

Publiku është dëshmitar se për shkak të bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës, pothuajse nuk ka aspak debat. Shumë rrallë ndodh që ndonjë deputet ta marrë guximin të bëjë ndonjë kritikë minimale ose të shprehë ndonjë rezervë ndaj propozimeve që vijnë nga qeveria. Kështu, aktiviteti kryesor i deputetëve, në fakt është shndërruar në shtypjen e sustave të gjelbra. Prandaj, të thuhet se “deputetët punojnë me angazhim të plotë”, më së paku që mund të thuhet është se kjo duket qesharake.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button