Hamas akuzon Izraelin për “sabotimin e armëpushimit” me sulmet ndaj palestinezëve

Lëvizja Hamas ka akuzuar Izraelin për, siç thuhet, “sabotimin e armëpushimit” me provokime konstante ndaj palestinezëve në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Hamasit, Salah el-Berdevil ka konfirmuar se Izraeli ka bombarduar qytetin Khan Yunus. Përveç kësaj, theksoi se ushtria izraelite jo rrallë kryen sulme ndaj peshkatarëve palestinez dhe fermerëve, duke rrezikuar kështu dhe sabotuar armëpushimin. “Sulmet ndaj palestinezëve janë vërtetim se Izraeli kërcënon armëpushimin”, tha el-Berdevil.

Ai theksoi se sulmet kundër palestinezëve në ditët e fundit janë pjesë e fushatës zgjedhore të kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Avionët luftarakë izraelitë mbrëmë kanë kryer dy sulme në një zonë të pabanuar në veri të Rripit të Gazës, ndërsa sot në mëngjes, forcat detare izraelite hapën zjarr ndaj peshkatarëve izraelitë në afërsi të bregdetit në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i peshkatarëve në Gaza. Kreu i Unionit të peshkatarëve palestinezë në Gaza, Nizar Ayyash, ka konfirmuar për AA se në sulme nuk ka pasur të lënduar.

Në anën tjetër, avionët luftarakë izraelitë sot herët në mëngjes kanë kryer dy sulme në një zonë të pabanuar në veri të Rripit të Gazës, për të parën herë pas 26 gushtit, por sulmet nuk shkaktuan viktima. Sipas dëshmitarëve, avioni izraelitë ka gjuajtur raketa në zonat e pabanuara në veri të qytetit Khan Younis, për herë të parë pas ndërprerjes së sulmeve të fundit izraelite, që zgjatën 51 ditë.

Sulmet shkaktuan ndërprerjet e energjisë elektrike, por edhe panik në mesin e qytetarëve në zonat më të afërta me vendin ku raketat ranë. Burimet e spitalit kanë konfirmuar për AA se në sulmet nuk ka pasur të plagosur apo të vrarë. Agjencitë palestineze të sigurisë, ndërkohë kanë evakuuar hapësirat e tyre në mbarë Rripin e Gazës, nga frika se mund të ndodhin sulme të reja. Të premten, avionët izraelitë kanë fluturuar ulët mbi vendbanimet palestineze. Radio izraelite ka njoftuar se raketa e lëshuar nga Rripi i Gazës ka goditur Izraelin jugor.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin. Në ofensivën e fundit izraelite e cila filloi më 7 korrik dhe zgjati deri në 26 gusht janë vrarë 2.160 palestinezë, ndërsa mbi 11.000 janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button