Skandal me ndarjen e medaljeve në Turqi

Në ndeshjen e Superkupës së Turqisë, ku Galatasaray ka mposhtur Fenerbahçen me rezultat 1:0, ka ndodhur një superskandal gjatë ndarjes së medaljeve.

Pas përfundimit të ndeshjes, fillimisht siç zakonisht veprohet, medaljet i marrin futbollistët e ekipit të dytë, në këtë rast Fenerbahçes. Më pas medaljet i kanë marrë edhe lojtarët e Galatasarayt.

Por, futbollistëve që të dyja ekipeve iu janë dhënë medaljet e gabuara, raportojnë mediat turke. Ata të Fenerit kanë marrë medaljet e arta, përkatësisht të kampionit ndërsa të Galatas iu janë shpërndarë ato të argjendtat.

Pas këtij gabimi trashanik, Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që t’ua marr medaljet lojtarëve të ekipeve respektive dhe pastaj të bëj rishërndarjen e tyre, ashtu siç kishte planifikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button