16 milionë euro për rikonstruimin e Qeverisë me stil barok

Qeveria e Maqedonisë do të harxhoj mbi 16 milionë euro për objektin e meremetuar qeveritar me stil barok.

Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë edhe 4 milionë euro për enterierin e brendshëm, adaptimin dhe punime tjera për kullën e gjashtë të objektit qeveritare që totalisht po meremetohet dhe po i jepet një pamje e re, në stilin barok.

Këto punime do t`i bëj kompania “Asprom” nga Shkup, e cila për këtë ka afat prej katër muajve.

Me këto para shtesë, meretimi i plotë i objektit të qeverisë ka arritur një kosto mbi 16 milion euro, ndërsa akoma nuk kanë përfunduar punimet.  Kontrata kryesore është firmosur me kompaninë “Bauer BG”, që kishte një çmim prej 9,2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button