Shqiptarët nuk shkojnë në Mars

Më shumë se 100 mijë njerëz janë paraqitur për të shkuar në planetin Mars, kanë njoftuar organizatorët e këtij misioni, transmeton “Vijesti” e Podgoricës. Në mesin e personave që kanë palikuar gjenden kroatë, malazez, serbë. Maqedonas dhe sllovenë, kurse ende nuk është paraqitur asnjë person nga Bosnja e Hercegovina.

Mediat angleze duke hulumtuar në faqen zyrtare të këtij misioni ka vërejtur se nuk ka aplikuar asnjë shqiptar qoftë nga Shqipëria ose nga Kosova, kurse nga Maqedonia ka aplikuar vetëm një maqedonas i moshës 19 vjeçare.

Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilës ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencial me qëllim që 4 prej tyre në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt “planetit të kuq” në Mars.

CNN amerikan ka rikujtuar se një numër i madh i profesionistëve e kanë vënë nën pikëpyetje realizimin e këtij projekti në aspektin praktik dhe financiar, por kjo nuk i ka penguar njerëzit që të aplikojnë, duke përfshirë këtu edhe rreth 30 mijë amerikanë.

Sipas vlerësimeve preliminare, misioni do të kushtojë rreth 6 miliardë dolarë amerikan. Organizatorët shpresojnë se do t’i mbledhin këto mjete nga sponsorë të ndryshëm si dhe shitjen e të drejtave të emetimit të programit “kolonizimi i Marsit”, duke përfshirë këtu edhe një “reality show”.

Grupi i dytë prej 4 personave në planetin Mars do të shkojë disa vite pasi të shkojë grupi i parë, por asnjëri prej tyre nuk do të kthehet në tokë.

Para nisjes për në planetin Mars, kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë trajnime, aftësi për mbijetesë dhe kontrolle mjekësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button