Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Studentët e USHT-së do të vazhdojnë të ndajnë objektin me nxënësit e shkollës fillore, pasi që nuk ka asgjë të re sa I përket objektit të ri të cilin e premtuan disa herë nga Komuna e Çairit, kurse në Hapësirat e Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit pritet të ndërtohen dy objekte të reja për dy fakultete, edhe atë në stilin barok.

Studimet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) në Shkup, këtë vit akademik e filluan në objektin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ndërkaq çështja e ndërtimit të objektit të ri, u harrua.

Nga Komuna e Çairit kohë më parë thanë se tani më Qeveria ka ndarë truall prej 20 mije metra katrorë për ndërtimin e një objekti të ri të Studimeve të Disperzuara në Shkup, në kuadër të USHT-së.

“Qeveria ka siguruar truall prej 20 mijë metra katrorë në afërsi të kazermës në Shkup, në të cilën pritet të ndërtohet objekti i ri i USHT-së në kryeqytet”, tha Rami Qerimi, përgjegjës i Sektorit Juridik pranë Komunës së Çairit.

Mirëpo se kur do të fillojnë ndërtimet dhe sa mjete janë ndarë, nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Qeveria, si dhe nga vetë Komuna, edhe pse vetë kryetari i Çairit ishte ai që e promovoi këtë projekt si zgjidhje të hapësirave të USHT-së në Shkup.

Si duket hapësirat e shkollës fillore janë të përshtatshme për nevojat e studimeve të disperzuara, pasi që koordinatori i tyre në Shkup, Fati Iseni bën të ditur se hapësirat e ndara plotësojnë kushtet për zhvillimin e ligjëratave.

“Klasat janë të mëdha, kemi vend për të gjithë studentët dhe mund të them se kushtet më të mira sesa në objektin e mëparshëm”, tha për Portalb, Iseni.

Ndryshe nga Fenomeni USHT “Studentët dhe filloristët bashkë”, dy objektet e reja do të ndërtohen në oborrin e fakultetit “Shën Qirili dhe Metodi”, njëri për fakultetin për edukatë fizike, sport dhe shëndet dhe tjetri për fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike.

Lëre që ata nuk do të ndajnë hapësirat me nxënësit e shkollës fillore, madje flitet që objektet do të ndërtohen në stilin barok.

Kohë më parë, studentët e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup, ndjekin ligjëratat në kushte të mjerueshme, të cilat nuk ishin nën çdo standard arsimor. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button