Bayerni fiton vetëm në sekondat e fundit

Kampioni dhe lideri aktual në Bundesliga Bayern Munchen ka shënuar fitore të mundimshme te skuadra e papërshtatshme e Mainz me rezultat 1-2.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Elkin Soto, kurse goli i barazimit erdhi nga i jashtëzakonëshmi në këtë takim Bastian Schweinsteiger, i cili nga një goditje fatastike nga gjuajtja e lirë barazoi për rezultatin e pjesës së parë 1-1.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë se ajo e para, me një Bayern kërkues deri në fund, por goli i fitores për skuadren e Guardiolas erdhi vetëm në sekondat e fundit të sfidës, kur Arjen Robben shënoi për 1-2.

Lajme të ngjashme

Back to top button