Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov

Natën e së shtunës Guxim Grabovci po udhëtonte me veturë drejt Grykës së Rugovës. Djalin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, po e shoqëronte edhe një shok i tij, Meriton Isufi.

Përveç se po shkonin për të bërë qejf në vendin piktoresk të Dukagjinit, Guximi në bagazh kishte edhe dy armë luftarake. Një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë.

Por rrugës për atje ata u ndaluan nga një patrullë e policisë kufitare ku pas kontrollit u janë gjetur armët, transmeton Tribuna. Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë lirua. /KOHAnet

Lajme të ngjashme

Back to top button