Agjencia e OKB: Irani ka respektuar marrëveshjen e përkohshme

Irani ka vijuar të përmbushë angazhimet e tij nën marrëveshjen e përkohshme bërthamore me 6 fuqitë botërore, bën të ditur një raport konfidencial i agjencisë së OKB-së, e megjithatë Teherani ka ndalur përkohësisht punën konvertuese, që e bën uraniumin e pasuruar më pak të përshtatshëm për krijimin e bombës bërthamore.

Përditësimi mujor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), sipas “Reuters”, njofton se Irani nuk ka pasuruar uranium mbi përqëndrimin e zbërthyeshëm prej 5%, shumë më poshtë se niveli i 90 përqindëshit të nevojshëm për armët bërthamore. Dokumenti thotë gjithashtu se Irani nuk ka bërë “avancime të mëtejshme” ndaj aktiviteteve të tij në dy impiante pasurimi dhe në një reaktor të papërfunduar.

Bazuar mbi marrëveshjen e vitit të kaluar mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Britanisë; Republika Islamike ka ndalur thuajse shumicën e aktiviteteve të ndjeshme bërthamore, si dhe ka ndërmarrë hapa të tjera në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve ekonomike.

Ai është negociuar për të fituar kohë për bisedime mbi një marrëveshje përfundimtare të grindjeve 12-vjeçare mbi programin bërthamor të Iranit, që sipas tij është paqësor, por që Perëndimi i frikësohet synimit për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet për të prodhuar armë bërthamore.

Pasi Irani dhe fuqitë e tjera dështuan për herë të dtë muajin e kaluar, të respektonin afatin përfundimtar për t’i dhënë fund ngërçit, ata shtynë akordin paraprak për këtë afat deri më 30 qershor.

Franca dhe Britania thanë të enjten se irani nuk ka treguar fleksibilitet të mjaftueshëm në bisedimet bërthamore. Deklarata këto, të bëra në Kombet e Bashkuara, që vijnë pas përfundimit të një tjetër raundi jo gjithëpërfshirës bisedimesh e negociatash në Gjenevë, këtë javë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button