Peshëngritje, Begaj pozitive edhe në testin B antidoping

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila fitoi titullin kampion bote në stilin e shkëputjes, ka rezultuar pozitive edhe në “testin B”.

Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë konfirmuar për Top Channel se, edhe në testin e dytë antidoping 28-vjeçarja rezulton se ka përdorur substancë të ndaluar.

Nëse kjo përgjigje do të zyrtarizohet edhe nga drejtuesit e Federatës, atëherë Romela Begaj rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

Ndërkohë, VADA ka konfirmuar se “testi B” për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun, më 11 janar.

Nëse edhe për këta peshëngritës do të vijë përgjigje pozitive, atëherë përveç sportistëve, edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon një pezullim të gjatë nga çdo aktivitet ndërkombëtar. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button