Mehmeti mbron Ademin: Reformat në arsim problematizohen sepse ministri është shqiptar

Problemi i reformave të propozuara në arsim është fakti që ministri i Arsimit është shqiptar. Kështu të paktën mendon deputetja nga radhët e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Mehmeti vlerëson se reformat në arsim kanë qenë gjithmonë të ndjeshme, ndërsa në rastin e propozimeve të fundit ajo mendon se problemi kryesor është “pronësia ndaj procesit”, e ndërlidhur me faktin se bartës i kësaj reforme është një ministër shqiptar.

E ndërkohë, ajo e ka mbrojtur politikën e bashkëpartiakut të saj duke deklaruar se këto reforma janë sistemore dhe jo politike.

“Kjo reformë bëhet për interesat afatgjata të secilit individ të arsimuar, dhe jo për interesat afatshkurtra ose afatmesme politiko-partiake”, ka shkruar Mehmeti në profilin e saj në Facebook.  / Shenja

Ermira Mehmeti ne facebook

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Krejt absurde dhe dhènie kahje tjetèr problemeve.
    Krejt prisnim qè me marrjen e Ministrisè se Arsimit do tè eliminohen anomalitè siç janè:
    1. Emrat e shkollave 2. Problemet me tekstet shkollore 3. Ndalesa e testit ekstern e cila ka prapavije asimiluese 4. Financimi i shkollave ne mjediset tona 5. Rregullimi i kushteve neper shkolla etj. Etj.

Back to top button