Paralelet në Saraj, prindërit kërcënohen me bllokim të rrugëve

Vazhdon bojkoti i nxënësve të klasës së parë të shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviç të Sarajit. Prindërit e nxënësve njëzet ditë nuk i lejojnë të kthehen në mësim pa u zgjidhur më parë problemi për një paralele shtesë. Ata thonë se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet edhe pse kanë dërguar disa kërkesa te Ministria e Arsimit, shkruan Alsat-M. Prindërit kërcënohen me radikalizmin e bojkotit, nëse kërkesa e tyre nuk merren parasysh. Ata nuk përjashtojnë mundësinë e unifikimit të tyre, në mënyrë që bojkoti të ndiqet edhe nga të gjithë 374 nxënësit, ndërkohë që paralajmërojnë edhe protesta e bllokime rrugësh.

“Unë kam një apel deri tek qeveritarët. Mos të luajnë me fëmijët tanë dhe ndjenjat tona. Mos së grinden atje sikur gratë por le të dalin le të na tregojnë, le të dalë ministri i arsimit Abdilaqim Ademi le të na tregojë nëse ndonjë paralele maqedonase diku ka me 40 nxënës, atëherë ne do të pranojmë me 50 nxënës. Derisa ata nuk e zgjidhin këtë problem neve do të vazhdojmë më bojkotin edhe më rreptë. Fëmijët nuk do ti lëshojmë në shkollë deri në fund të vitit”, u shpreh Zaim Mustafa, Këshilli i prindërve.

Nga Komuna e Sarajit thanë se janë në krah të prindërve, dhe bashkë me ta dërgojnë kërkesa të njëpasnjëshme tek ministria e arsimit për zgjidhjen e problemeve, jo vetëm në shkollën në Bukoviç, por edhe atë në Krushopek.

Lajme të ngjashme

Back to top button