Sonte nata e tretë dhe e fundit e “Këngë Jeho” (FOTO)

Është zhvilluar mbrëmë në Strugë, nata e dytë e festivalit “Këngë Jeho”, në skenën e të cilit mbrëmë janë ngjitur “Rrezet e Strugës”-Strugë; “Xheladin Zeqiri”-Tetovë; “Bajram Curri”-Prishtinë; “Sadi Halili”-Librazhd dhe “Drita”-Dërven.

Shoqëritë pjesëmarrëse në këtë aktivitet sollën vlerat e këngës dhe valleve popullore, të krahinave nga vijnë, ndërsa  spektatorët nga gjithë hapësira shqiptare, por edhe nga jashtë patën mundësinë që të shijojnë koloritin e kostumeve popullore shqiptare të trevave të ndryshme.

Ndërkaq, edhe pse ishte paralajmëruar pjesëmarrja e këngëtarëve Liri Rasha, Ingrid Jushi dhe Big Mama , ato nuk u paraqiten në skenën e këtij manifestimi.

Sonte me ngjitjen në skenë të Valët e Liqenit”-Ladorisht, “Jehona” -Tërnoc, “Shpresa”- Veleshtë, si dhe grupit “Bashkimi Kombëtar” nga SHBA-të, pritet të ul siparin ky aktivitet kulturor. Në natën e tij të fundit, ndërkaq është paralajmëruar pjesëmarrja, si mysafirë i këngëtares Besiana Mehmeti dhe këngëtarit Shkodran Idrizi.

Lajme të ngjashme

Back to top button