Policia zbulon skemën e shmangies së tatimit nga një Agjenci për mbrojtje

Policia financiar ka realizuar një hetim disa mujor të punës së një agjenci të njohur për sigurim në Shkup dhe është konstatuar shmangie nga tatimi në vlerë prej 383.000 euro. Ndaj drejtuesit të Agjencisë B.U nga Shkupi dhe kundër personit V.N është ngritur padi penale për shmangien e tatimit dhe falsifikimin apo eliminimin e një pjese të librit.

Agjencia gjatë vitit 2004 ka nënshkruar kontratë për shërbime sigurie të hapësirave dhe personave të një misioni të jashtëm nga ku më muaj ka marrë shuma të mëdha parash.

“Me qëllim të ikjes nga të dhënat ndaj shtetit, i akuzuari B.U I ndihmuar nga B.N ka organizuar skemën e hapjes së firmave jashtë dhe të cilëve u është hapur llogari në Maqedoni të cilët janë shfrytëzuar për tërheqjen e parave”, thuhet në komunikatën e policisë financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button