Fitojnë Juve e Napoli

Juventusi i është rikthyer fitoreve. Kampioni i Italisë e ka mposhtur Caglarin me rezultat 1:3,në kuadër të xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Serie A. Golat për ekipi nga Torino i kanë realizuar; Carlos Tevez (3), Arturo Vidal (15) dhe Fernando Llorente (51).

Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Luca Rossettini (65). Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 39 pikëve, katër më shumë sesa Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Napoli i ka dhënë fund serisë negative. Ekipi napolitan e ka mposhtur Parmën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së gjashtëmbëdhjetë në Serie A.

Golat për ekipin e Rafa Benitezit i kanë realizuar Duvan Zapata, në minutën e 11-të, dhe Dries Mertens nga penalltia në minutën e 30-të.

Pas kësaj fitore, Napoli ka tubuar 27-të pikë, derisa është rikthyer në vendin e tretë. Kurse, Parma mbetet e fundit në renditjen tabelore me vetëm gjashtë pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button