Shkëndija nxjerr pikë, humbin Renova e Gostivari

Renova është mposhtur nga Pelisteri në Tetovë, edhe pse askush nuk e priste një rezultat të tillë. Të parët në epërsi kishin kaluar nikoqirët me golin e Izair Eminit në minutën e 21. Por kartoni i kuq i Musliut dhe pastaj autogoli i Ristov, bënë që ndeshja të merr kahje tjetër. Për fitore shënoi Milenovski në minutën e 72-të.

Gostivari që është debutuese në Ligën e Parë e pësoi keq në Shkup nga Metalurgu, skuadër kjo që po tregon se do të jetë konkurrent për pozitë të lartë. Në mesin e golashënuesve në radhët e Metalurgut ishte edhe përforcimi i ri, Sedat Berisha. 

Shkëndija mundë të marrë frymë pak më lehtë, pasi që ka marrë barazim me vlerë në Shtip. Me gol ka debutuar përforcimi më i ri i kuqezinjve, Goran Maznov. Ky rezultat është mase i pranueshëm për Shkëndijën, pasi edhe në këtë ndeshje kanë mungura përforcimet si  Bajrami, Emurllahu, Shabani, Belica dhe portieri Jovanovski.

Ja të gjitha rezultatet:

Bregallnica 1:1 Shkendija
Euromilk 2:2 Vardari 
Metalurgu 4:0 KF Gostivari
Renova 1:2 Pelisteri
Turnova 4:0 Napredoku

Lajme të ngjashme

Back to top button