Aksident i rëndë në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, dy persona të vdekur

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër  gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik jetën e humbën dy persona. 
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për Demirali Nuredini  52 vjeçar dhe Ramadan Memedi  51 vjeçar, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit. 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës.

Sipas informatave, të dy viktimat kanë qenë duke vozitur veturë të tipit ‘Audi’ me targa të Gostivarit  të cilët në saj të shpejtësisë së madhe gjatë vozitjes kanë humbur kontrollin dhe kanë ndërruar jetë.

Policia rrugore ka nisur hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button