fbpx

Katari ofron punë si tifoz, 1 dollar ora në stadium

Punëtorët emigrantë në Katar marrin një dollar në orë për të ndjekur një ndeshje në stadium, ku përveç të tjerash mund edhe të argëtohen.

Sigurisht në stadium futen falas, por tifozët fals duhet të duartrokasin dhe brohorasin, ndërsa ndonjëherë u kërkohet që të vishen si vendasit, me rroba të bardha dhe me çallme në kokë.

“Katari ka një pasion të vërtetë për sportet. Çdo gjë në vendin tonë sillet rreth sportit”, tha për AP-në Aphrodite Moschoudi, zyrtar i federatës vendase.

Megjithatë, qytetarët e Katarit nuk i ndjekin dhe aq shpesh ndeshjet. Një sondazh i publikuar këtë vit nga Ministria e Zhvillimit, Planifikimit dhe Statistikave, tregoi se në stadium shkonin më pak se 2/3 e atyre që ndjekin futbollin. Një pjesë e madhe e personave kishin deklaruar se nuk shkonin në stadium për shkak të tifozëve me pagesë.

Ka “tifozë” që e kanë kthyer në punë këtë, duke kaluar deri në 7 orë në ditë nëpër ndeshje dhe organizime të tjera sportive. 30 rijalë, paraja vendase, janë ekuivalente të 8 dollarëve amerikanë.

Përveç kësaj, stadiumet janë të pajisura me WiFi dhe “tifozët” punëtorë mund të komunikojnë pa pagesë me të afërmit dhe miqtë.

Katari do të presë Kampionatin Botëror në vitin 2022, por një skandal i zbuluar në lidhje me disa vota të blera, mund të bëjë këtij vendi t’i hiqet e drejta e organizimit dhe të hapet një konkurs i ri nga FIFA./Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close