Fat në fatkeqësi: Nuk i punoi alarmi i orës, shpëtoi nga masakra e talebanëve

Dawood Ibrahim (15) rastësisht i shpëtoi masakrës së tmerrshme të talebanëve në një shkollë në Pakistan, ku u vranë më shumë se 140 persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë.

Të gjithë kolegët e tij përfunduan të vdekur. Djaloshi 15-vjeçar është i mbijetuari i vetëm i masakrës në Peshevar, dhe atë fal alarmit të orës së tij që nuk i ka punuar mëngjesin e së martës.

”Ishte fat. Asnjë nga shokët e klasës së tij nuk ka mbijetuar”, tha vëllai i tij, Sufian Ibrahimi.

Dawoodi, një natë para se të ndodhte masakra e përgjakshme ishte në një dasmë, ndërsa tani kalon kohën duke i vizituar varret e miqve, shtoi Sufian, transmeton Telegrafi.

Si heroinë e asaj ditës u shfaq një mësuese, e cila, me shpresën se do të shpëtonte jetën e bijve të saj, humbi jetën. Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Afshi Ahmed, e cila i qëndroi përpara tutës së armës së terroristëve, që për shënjestër kishin fëmijët. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button