Qeveria hap 11 Këshillimore për çifte dhe familje

Qeveria, nga muaji shtator do të hapë  11 Këshillimore rajonale për çiftet dhe familjet, në Shkup, Veles, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadarc, Strumicë dhe Sveti Nikole, qëllimi i të cilave do të jetë promovimi i vlerave të familjes dhe krijimi i kushteve për këshillim profesional për  qytetarët, në lidhje me tejkalimin e sfidave në funksionimin  familjes.

 “Puna e tyre do të fokusohet në  ndërmarrjen e masave për mbijetesën e familjes në kushtet e sfidave sociale, këshillimin për të gjitha aspektet e jetës familjare,  asistencën, në rastet e ftohjes së marrëdhënieve të çiftit,  divorcit, ndarjes së familjes, problemet tjera që mund të kenë të rinjtë dhe fëmijët etj”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë,  Aleksandar Gjorgjiev, në një takim me mediat.

 Ai ka shtuar se në këto qendra do të angazhohen specialistët më të mirë dhe me më përvojë, të cilat janë marrë me çështjet e familjes dhe të çifteve, ndërsa këshillimi do të jepet nëse ai kërkohet nga qytetarët dhe për të nuk do të paguhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button