Mogherini: Përballja Mustafa-Vuçiq, muajin e ardhshëm

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka lëshuar një komunikatë pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi. Ajo ka thënë se do të punojë ngushtë me Thaçin ndërsa ka ritheksuar se gjatë janarit do t’i përballë në Bruksel Kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Pata kënaqësinë që ta takojë sot Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi për herë të parë në kapacitetin tim të ri.

“Patëm rastin që t’I shkëmbejmë pikëpamjet rreth progresit të Kosovës. U pajtuam se, tani pasi që ka një qeveri të re në Prishtinë, duhet të rifillojë puna e intensifikuar për agjendën europiane në mënyrë që të bëhet një progres u mirë vitin e ardhshëm, edhe në zhvillimin e brendshëm edhe në rrugën europiane”.

Lajme të ngjashme

Back to top button