Komuna e Çairit dhe banorët e saj merren vesh për planin urbanistik

Në konferencën për shtyp e cila u mbajt sot në Komunën e Çairit, u shpalosën ndryshimet e reja në palnin detal urbanistik, i cili kohë më parë u ngrit si çështje kontestimi nga një iniciativë qytetarësh të Çairit, pasiqë disa banorët ishin kundër ndërtimit të ndërtesave në zonat e gjelbëra të komunës.

Në kumtesën e Komunës së Çairit qëndron se nga takimet e shumta mes qytetarëve dhe autoriteteve të komunës është arritur marëvëshje mes dy palëve.

“Si rezultat i bisedimeve intensive të cilat i kishim gjatë periudhës së kaluar, autoritetet lokale të Çairit, vendosën që të ndryshojnë planin detal urbanistik, i cili aktualisht është në fuqi dhe do të eliminojnë 10 pulla ndërtuese, në zonën ndërmjet rrugëve Qemal Sejfulla dhe Pavle Iliç. Me këtë vendim do të mbrohen pothuajse të gjitha hapësirat e rregulluara të gjelbërta në këtë zonë”, deklaroi përfaësuesi i iniciativës së qytetarëve Bujar Idrizi.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ndryshimet në fjalë edhe në mënyrë demonstrative i shpalosi para qytetarëve, duke potencuar se “Mbi të gjitha për ne ka vlerë zëri i qytetarëve pavrësisht se ky hap e shkurton buxhetin e Komunës së Çairit në vlerë prej 5 milion euro. Me këtë rast ne dëshmuam se dimë të debatojme dhe dimë të gjejmë zgjidhje në të mirë të qytetarëve”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button