Lindjet me prerje cezariane, vetëm në rast nevoje dhe me rekomandimin e mjekut

Gjatë shtatzëna nuk do të munden më të zgjedhin se në cilën mënyrë do të lindin. Sipas udhëzimit të ri, gjinekologët mund që të kryejnë ndërhyrje kirurgjike vetëm nëse ekzistojnë indikacionet mjekësore.
Ajo që brengos, janë të dhënat alarmuese nga FSSHM për vitin 2013, sipas të cilit, madje 50 përqind, gjegjësisht secila banore e dytë e Ohrit dhe Strugës kanë lindur përmes intervenimit kirurgjik.

Mjaft i madh është edhe përqindja në nivel të shtetit. Drejtori i gjinekologjisë së Çairit, theksoi se ky numër mund të ulet.

“Mund të ulet ai numër. E dini, ka edhe të tillë të cilët ende pa u futur në ordinancë thuan se duam intervenim kirurgjik. Tjetra ende nuk është shtatzënë ndërsa tregon se si dëshiron të lind. Gjithsesi, ajo gjë nuk është në rregull. Ka kërkesa, ndërsa ne vendosim nëse mundet ashtu”, theksoi dr.Menduh Jegeni, drejtor i gjinekologjisë së Çairit.

Prej 20.463 lindjeve vitin e kaluar,6350 kanë qenë me ndërhyrje kirurgjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button