Maqedonia do të përfitojë nga investimi kinez për hekurudhën super moderne

Hungaria, Serbia, Maqedonia dhe Greqia  janë marr vesh për ndërtimin e një hekurudhe super moderne. Ky projekti do të financohet nga një fond prej 3 miliardë dollarë i siguruar nga Kina e cila edhe ishte organizatore e samitit ekonomik në Beograd të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Hekurudha e paralajmëruar si projekti më i rëndësishëm, besohet se do të lehtësojë shkëmbimin tregtar dhe do të gjallërojë ekonominë evropiane, por duke thelluar kështu edhe pozitën kineze në tregun evropian.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Republikën e Kinës si dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin  e ekonomisë rajonale. I rëndësishëm për qytetarët, për kompanitë, për të gjithë. Ky do të ndryshojë shumë gjëra lidhur me transportin, me lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Është një projekt i cili do ti ndihmojë shtetet të shkojnë përpara”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër .

“Ndërtimi i kësaj lidhjeje hekurudhore do të ndikojë në zhvillimin rajonal dhe do të lehtësojë plotësimin e interesave të Kinës dhe të shteteve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Ndërtimi i kësaj lidhje do të çojë përpara edhe logjistikën mes këtyre 4 shteteve, duke lehtësuar lëvizjen  e mallit dhe njerëzve. Ky projekt do të jetë korridor dhe itinerar për shkëmbim tregtar mes Kinës dhe Evropës”, tha Li Keçijang, Kryeminstër i Kinës.

Kryeministri Serb Vuçic falënderoi Maqedoninë dhe Greqinë për mirëkuptimin, dhe inkuadrimin në lidhjen hekurudhore,duke siguruar se kjo do të sjellë përfitime të shumta ekonomike.

“Hekurudha do të lidhë Serbinë me miqtë tanë në Hungari, Maqedoni dhe Greqi, si dhe do të formojë një lidhje të re shumë të rëndësishme me Evropën.  Çdo investim infrastrukturor i këtyre përmasave, sigurisht që sjellë edhe përfitime të shumta ekonomike. Falënderoj Maqedoninë dhe Greqinë për mirëkuptimin”, u shpreh Aleksandar Vuçiç, Kryeministër i Serbisë

Lajme të ngjashme

Back to top button