Tmerri që përjetojnë kosovarët në kampet hungareze (Video)

Familjarë të shumtë, fëmijë, gra, të rritur, e deri tek ata të shtyrë në moshë, nuk po pajtohen me realitetin dhe me atë se çfarë jetë u mundësohet në Kosovë.

Si rezultat i kësaj, ata po ia mësyjnë rrugës për të kërkuar azil në vendet përendimore, duke shpenzuar në këtë mënyrë edhe shuma të mëdha parash.

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë foto dhe video të ndryshme, në të cilën shihet se sa dhe si është e lehtë të arrihet në vendin që shumë njerëz synojnë të arrijnë.

Vende të ndryshme të BE-së, me anë të kumtesave të ndryshme, kanë bërë me dije, se tani për tani refuzohet azili, dhe thuajse asnjë shtet nuk pranon azilkërkuesit kosovar.

Vendet që kosovarët po mundohen të depërtojnë janë Gjermanai, Zvicra, Franca, Belgjika, etj. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button