Rita në Ulqin, shoqërohet me Ledrin?

Këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që këto ditë të shijojë plazhet e Ulqinit.

Ajo është parë në Mal të Zi, ku thuhet se po qëndron edhe familja e saj, ndërsa fansat e shumtë e kanë ndjekur për ta parë nga afër dhe për të bërë fotografi me të, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pasi e kanë parë në Ulqin, fansat kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të informuar se ku gjendet 22-vjeçarja.

Disa nga fansat kanë shkruar se e kanë parë këngëtaren në shoqëri me ish-reperin nga Kosova, Ledri Vula.

Kujtojmë që Rita ka anuluar koncertet e parapara për këtë javë, për shkak të infeksionit në fyt dhe gjoks.

Lajme të ngjashme

Back to top button