Moratti: Si tifoz do të ndryshoja gjithçka te Interi

Më në fund si duket është rikthyer buzëqeshja tek zikaltërit. Fitorja ndaj Chievos përveç se ka rikthyer optimizmin, ka lumturuar jashtë mase edhe tifozin me special të Interit, i cili është padyshim ish presidenti Massimo Moratti.

“Nuk e di kur do të vijë momenti që do të fitojmë sërish, por si një tifoz unë dëshiroj që skuadra të përforcohet me sa më shumë elementë cilësorë në dy sesionet e ardhshme të merkatos”.

“Gjithsesi shumë gjëra do të varen nga ajo se çfarë do të arrijë ky ekip. Nëse do t’ia dalë të bëjë diçka të bukur në këtë sezon do të hidhnim edhe një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Më saktë do të hidhnim bazat për t’iu rikthyer fitoreve”, ishin fjalët e ish presidentit në një konferencë për shtyp.

Ish bosi i Interit aktualisht zotëron 30% të aksioneve të klubit milanez por nuk mban asnjë post drejtuesi pasi la detyrën si president nderi vetëm pak kohë më parë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button