Sot hapen ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme

Tetëmbëdhjetë nga 19-të ambasadat dhe konsullatat që u mbyllën në Lindjen e Mesme  dhe Afrikë për shkak të një kërcënimi sigurie rihapen sot, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
        
Por konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit, që u mbyll të enjten për shkak të një kërcënimi tjetër do të vazhdojë të jetë e mbyllur.
        
Misionet diplomatike amerikane kanë qenë mbyllur që nga e diela e kaluar. Edhe ambasada amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana do të qëndrojë e mbyllur.

Lajme të ngjashme

Back to top button