Valeri i kërkon falje Tunës: Nuk desha ta ofendoj

Duket se kandidati i eliminuar nga Dancing with the Stars Albania ka filluar të zbutet. Valer Kolnikaj në biseda interne ka pranuar se e ka tepruar në skenë kur ofendoi këngëtaren, Tuna, me një gjest banal.

Të hënën në mbrëmjen e spektaklit të Dancing ëith the Stars, ishte Valer Kolnikaj ai që zuri vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij skandaloze, ku ofendoi këngëtaren shkupjane, me thënie e gjeste banale.

Kjo acaroi juinë e spektaklit që menjëherë ndërhyu për të eliminuar Valerin, pavarësist faktit se ai nuk pranonte dhe thoshte se vlerësimi s’është i barabartë si me të dhe Tunën.

Nga Tuna dhe menaxhmenti i saj ende nuk ka pasur reagime publike, megjithatë Telegrafi mëson se në një takim të rastësisht në hollin e një prej hoteleve, mes menaxherit të këngëtares dhe Valerit, duket të jenë sqaruar ca gjëra.

Sipas informacioneve që ka Telegrafi, aty është zhvilluar një bisedë mjaft e nxehtë, ku Valeri disa herë i ka kërkuar falje menaxherit të këngëtares dhe i është lutur që fjalët t’i përcjellë tek ajo.

Madje ai u arsyetua se nuk ka asgjë kundër këngëtares dhe se gjithçka është bërë për show. Ai sipas burimeve që kanë qenë të pranishëm tha se nuk ka menduar t’a ofendojë këngëtaren, teksa nga ana tjetër atij i është kërkuar që të mos përsëriten gjeste të tilla, sepse do të kishte pasoja.

Deri tani Valeri nuk ka dalë publikisht për të kërkuar falje, por mbetet të shihet a do të kthehet në spektakël apo jo nga produksioni.

Dancing with the Stars ka hyrë në javën e pestë të tij dhe deri tash të eliminuar janë Valer Kolnikaj, Diellza Kolgeci (për shkak të lëndimit fizik) dhe Rudi Vata. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button