Ahmeti: Më kërcënojnë në stilin mafioz

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj lajmeve që janë postuar në disa portale të Kosovës.

“Dje një portal ka publikuar fotografitë e fëmijëve të mi. Sot një portal tjetër shkon te shtëpia ku banoj më kohën kur unë nuk jam aty, por fëmijët janë, dhe i poston në portal dhe Facebook.

Këto portale asnjëherë nuk po mund të pajtohen me fitoren tonë dhe ndryshimin në Prishtinë.

Por, sot dhe dje këto portale po më dërgojnë mesazhe tjera. Duke ditur se unë nuk kam sigurim dhe se jam njeri familjar, duan që në emër të bosave të tyre kriminelë të më kërcënojnë në stilin mafioz duke më thënë se e dijë se ku jetoj dhe se i njohin fëmijët e mi.

Për këta qyqarë dhe bosat e tyre – pushka top ju bëftë. Deri në çrrënjosjen e krimit”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button