fbpx

“Sulmohet” edhe kuzhina popullore

Në shënjestër të hajnave kohëve të fundit janë edhe objekte dhe institucione të cilët janë në shërbim të skamnorëve. Kjo do të thotë që edhe hajnat mes tyre kanë diferencë. Meqë disa vjedhin pasurit të vlefshme, kurse në mes tyre ka edhe të tillë që nëpërmjet këtij “zanati” kërkojnë të mbijetojnë. Kështu faktikisht është komentuar edhe vjedhja e fundit në kuzhinën popullore në Dibër e cila punon në kuadër të Qendrës për punë sociale në Dibër.

Duke dëmtuar dhe thyer dyert hajnat kanë hyrë në kuzhinën e popullore dhe kanë plaçkitur oriz, vaj , groshë,dhe produkte të tjera ushqimore. Bëhet fjalë për sasi të vogla të këtyre produkteve nga të cilët me këta përgatitet ushqimi për 100 familje skamnore në Dibër. Kjo kuzhinë është vjedhur disa herë dhe pothuajse gjithmonë hajnat kanë marrë “produkte të njëjta”. Kompetentët thonë se janë vjedhje me një vlerë minimale, por që ata pothuajse janë të rregullta dhe sigurisht kryhen nga persona të cilët janë në nevojë. Këta vjedhje nuk mund të krahasohen me vjedhjet që në Dibër dhe rrethinë bëhen nga hajna të cilët në shënjestër kanë para, stoli ari, teknikë shtëpie, por edhe bagëti dhe pasuri të tjera.

Edhe gjatë këtij viti që përfundon hajna e “mëdhenj”, siç i quajnë dibranët ata të cilët merren me vjedhjen e pasurive të vlefshme dëmtuan shumë familje dibrane. Sidomos në shënjestër ishin edhe blegtorët të cilët kanë ferma në periferi të qytetit. Por, ky vit u karakterizua edhe me vjedhje të imta siç i quajnë dibranët, vjedhje që janë kryer sigurisht nga të mitur në objekte tregtare dhe objekte të tjera. Por, vjedhjet në objektet siç është kuzhina popullore, cilësohen si një vjedhje të karakterit krejt ndryshe nga vjedhjet e rëndomta.

Lajme të ngjashme

Back to top button