Agëtim Asani për incidentin e BDI në Strugë: S’kam qenë në spital!

Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Argëtim Asani në një deklaratë për Portalb demanton informatën që ka përfunduar në spital pas përleshjes së mbrëmshme të klaneve brenda BDI-së së Strugës. Ai thotë që është shëndosh e mirë dhe nuk ka qenë i involvuar në këtë incident duke mos mohuar që ka qenë në mbledhjen e mbrëmshme.

“Janë thashetheme, unë jam mirë dhe shëndoshë. Informata se kam përfunduar në spital nuk është e vërtetë. “ thotë për Portalb Asani.

Megjithatë, mbrëmë në Strugë ka pasur rrahje, këtë e konfirmoi kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta i cili u shpreh se pas fillimit të përleshjeve në këtë degë mbledhja është ndërprerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button