Senati amerikan miraton emërimin e ambasadorit të ri, Jess Bailey

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar emërimin e ambasadorit në Maqedoni, Jess Bailey.Votimi i propozimit të presidentit amerikan Barack Obama u shty për shkak të kundërshtimit të një senatori amerikan, por procedura mund edhe të ishte ndërprerë plotësisht, për shkak të gjendjes kaotike në Kongres.

Ditën e fundit të Senatit, senatorët miratuan emërimet e dhjetëra funksionarëve, procedura për të cilët ishte pezulluar.Ambasadori i ri Jess Bailey u gjet në qendër të sulmeve të shtypit dhe analistëve maqedonas, për shkak të deklaratës së tij në të cilën i referohet komunitetit maqedonas me emërtimin “sllav”.

Deklarata e tillë solli edhe reagimin e Shkupit zyrtar, i cili i nisi notë proteste Uashingtonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button