Ekzekutimi me plumb në kokë i 50-vjeçarit, hakmarrja për një vrasje 9 vjet më parë

Hetimet e para pas ekzekutimit me plumb në kokë të 50-vjeçarit Qerim Skacaj në Kamzë, në sy të djalit 4-vjeçar, janë përqendruar në pisten e hakmarrjes.

Burime prane grupit hetimor bejne me dije pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes lidhur me një vrasje të ndodhur rreth 9 vjet më parë në Laprakë të Tiranës, citon sot ‘Panorama’.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë është ekzekutimi me silenciator i Julian Agollit në derën e shtëpisë së tij në Laprakë, në gusht të vitit 2005. Asokohe vrasja e Agollit u dyshua të ishte kryer për hakmarrje, pasi edhe ai akuzohej për një tjetër krim, ekzekutimin e shtetasit Fatmir Dauti, ngjarje e ndodhur në vitin 2004.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi në Kamzë, rreth orës 08:00 të mëngjesit. Viktima, Qerim Skacaj, kishte dalë për të shoqëruar djalin 4-vjeçar për në kopsht kur u qëllua me armë. Në momentin kur po priste poshtë strehës së një lokali, për shkak se po binte shi, një person ende i paidentifikuar i është afruar në këmbë dhe e ka qëlluar me pistoletë. Plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, që sipas Policisë së Tiranës, ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë. Vëllai i viktimës, Muharrem Skacaj, shprehet se 50-vjeçari vërtet ka qenë i dënuar, por
në asnjë rast për vrasje apo plagosje të ndonjë njeriu, që mund të sillnin hakmarrje./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button