Tifozes së Middlesbrough i ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit për shkak të grisjes së Kur’anit

Julia Phillips, tifozes së klubit të futbollit anglez Middlesbrough, i ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit për së paku tre vjet për shkak të grisjes së librit të shenjtë të Kur’anit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi anglez ka ndaluar që tifozja 51-vjeçare të hyjë në stadium pasi grisi disa faqe të Kur’anit gjatë ndeshjes së klubit të saj. Nga klubi bënë të ditur se Phillips, për shkak të sjelljes së saj dhe fyerjes ndaj librit të shenjtë, ka marrë këtë ndëshkim, për të paktën tre vjet.

Në vendimin thuhet se tifozja në fjale nuk do të mund të jetë e pranishme në asnjë ndeshje të futbollit e cila luhet në Angli apo Uells gjatë tre viteve të ardhshme. Gjykata Komunale në Birmingham ka dënuar tifozën, sepse, siç thuhet, ka kërcënuar rendin publik në baza fetare, pasi ishte e përfshirë në incidentin kur janë grisur disa faqe të Kur’anit në ndeshjen Middlesbrough – Birmingham.

Ndeshja është luajtur në dhjetor të sezonit të kaluar dhe ka përfunduar me rezultatin 2:2. Phillips ka deklaruar se nuk ishte e vetëdijshme që bëhet fjalë për librin e shenjtë. Ndërkohë ajo, siç shkruan BBC, mbeti pa punë në Këshillin e Middlesbrough ku edhe kishte punuar. Kjo tifoze edhe më parë është ndalur në polici për shkak të dyshimeve se ka fyer në baza racore.

Lajme të ngjashme

Back to top button