Marinela Leka dhe Serxho Maka triumfojnë në “Miss & Mister Adoleshenca 2014”

Një spektakël madhështor është mbajtur në Pallatin e Kulturës në Lezhë në mbrëmjen e 14 dhjetorit ku djem dhe vajza nga Shqipëria kanë konkurruar në garën e bukurisë për çmimin ‘Miss & Mister Adoleshenca 2014’.

Të ftuar specialë të cilët ndezën skenën ishin artistët Irva Stefa, Alb Magji, Master Bas, 25 %, Dajana Germaj e shumë të tjerë, ndërsa kanë konkuruar 12 vajza dhe 14 djem ku mes shumë çmimeve dhe ofertave nga agjencitë më prestigjioze në vend, çmimi i parë si ‘Miss Adoleshenca 2014’ i ka takuar vajzës me emrin Marinela Leka, ndërsa për djemtë ka triumfuar si ‘Mister Adoleshenca 2014’, Serxho Maka.

Ky konkurs bukurie që u mirëprit nja një spektator i madh kishte në panelin e jurisë emrat më të njohur të botës së spektaklit dhe biznesit si: Petri Bozo- Producent, Adrola Dushi- Miss Univers Albania, Eduat Ndocaj- Presindet i Ndocaj Group, Eduart Deda- Editor i ‘Vip Albania’, Lorena Malshi- Stiliste dhe Drejtoreshe e ‘Euromode School’, Holta Ramadani-Stiliste etj.

Edhe vetë producenti i këtij eventi Emirjan Perdoda ka mbetur shumë i kënaqur dhe duke marrë komplimentet më të mëdha për organizimin, ndërsa ua kishte besuar prezantimin Maksit & Dajana Kovacit. Të rinjtë që konkurruan në këtë spektakël morën shumë oferta dhe ranë në sy për bukurinë dhe sharmin e tyre, duke ju hapur dyert në botën e modës, ndërsa kordinator i këtij eventi që ndihmoi shumë përkrah producentit ishte Alban Nikolla./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button