Nëse krahasohen me vendet Afrikane, nxënësit nuk janë dhe aq të dobët

Sipas standardeve ndërkombëtare për vlerësimin e nxënësve në lexim dhe matematikë tek nxënësit e shkollave fillore, është parashikuar që në fund të klasës së dytë ata të lexojnë nga 45 deri 60 fjalë në minutë, ndërsa në fund të klasës së tretë deri në 90 fjalë në minutë.

Niveli i nxënësve në Maqedoni është nën këto standarde sepse nxënësit në klasën e dytë lexojnë 40 fjalë në minutë ndërsa në klasën e tretë 65 deri 72 fjalë në minutë. Kështu tregojnë rezultatet nga projekti i USAID në Maqedoni, nëpërmjet të cilit duhet të ritet kualiteti i aftësive në lexim dhe matematikë tek fëmijët ndërsa rezultatet janë marr nëpërmjet vlerësimit të 2000 nxënësve në 42 shkolla fillore në vend.

“Këto rezultate që ne i kemi tregojnë se nxënësit tonë nuk janë edhe aq të dobët nëse bëjmë krahasimin me nxënësit në vendet si Afrika, Azia Jugore apo ngjashëm, por nga ana tjetër nuk janë edhe aq të mirë nëse bëjmë krahasimin me nxënësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi për REL Viktorija Dimitriovska nga USAID.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button