Bejta konfirmon rrahjen në Strugë

Koordinatori i BDI-së për njësinë e 5të zgjedhore Nevzat Bejta për Alsat ka konfirmuar incidentin e mbrëmshëm në Strugë ku si pasoj përfundoi në spital zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Argëtim Hasani .

“Kuvendi i fundit zgjedhor Struga 1, proceset filluan shumë mirë. U zgjodh kryesia. Në fazën kur bëhej zgjedhja e njërit prej kandidatëve për kryetar të  Këshillit Vendor ndodhi incidenti dhe u ndërpre mbledhja. Pat shtyrje dhe unë e ndërpreva zgjedhjen. Sa filluan shtyrjet e ndërpreva zgjedhjen”, deklaroi Nevzat Bejta, koordinator për njësinë e 5të zgjedhore.

Sherri ka plasur gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor 1 të Degës së Strugës mes dy grupeve që synojnë të marrin udhëheqjen e Degës, njëri i udhëhequr nga Arben Llabënishti e tjetri nga Ramiz Merko. Gjatë përleshjes janë shkëmbyer grushte dhe goditje me telefona celularë, ndërsa më keq e ka pësuar zv/drejtori Hasani, i afërt me deputetin Ramiz Merko. Pas fillimit të përleshjeve, mbledhja është ndërprerë nga kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta

Lajme të ngjashme

Back to top button