Sistemi i Bolonjës joefikas në Maqedoni

Sistemi i Bolonjës në arsimin në Maqedoni asnjëherë nuk ka funksionuar ashtu siç duhet, thonë profesorët, pasi që qeveria informoi se kanë miratuar pesë pika për reforma në këtë sistem. Deklaratën  e përbashkët të cilën e miratuan ministrat e vendeve anëtare të BE-së e nënshkruajtën në vitin 1999 në Bolonjë për reforma në sistemin për arsim të lartë në Evropë, ndërsa Maqedonia i është bashkangjitur më vonë.

Profesorët thonë se para dhjetë viteve kur kanë filluar të zbatohen reformat, sistemi ka mbetur vetëm në letër, ndërsa realisht nuk është ndërmarrë asgjë. Si fajtor ndër të tjerash akuzohen të gjitha qeveritë të cilat nuk kanë ndarë para të mjaftueshme për të zbatuar procesin.

Profesori universitar Ilija Acevski thotë se principet themelore të këtij sistemi janë zbatuar pjesërisht.

“Bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm, sistem i cili realisht kërkon më shumë mjete financiarë ndërsa institucionet nuk ishin të përgatitura mjaftueshëm për ta vendosur këtë sistem që të mund të realizohet”, deklaroi për REL Acevski.

Edhe sipas profesorit Osman Kadriu sistemi evropian tek ne nuk funksionon dhe kjo është dëshmuar me kuadrot që kanë dalë nga universitete me këtë mënyrë të arsimimit dhe që ishin më të dobëta se kuadrot e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button