Rama merr fjalën në samit, televizioni shtetëror serb ndërpret transmetimin

Televizioni shtetëror serb ndërpreu transmetimet e samitit në momentin që kryeministri Rama mori fjalën në Beograd. Ne samit, kryeministri kinez propozoi nje Këshill biznesi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore per rritjen e bashkepunimit.

Në ditën e parë të samitit, sipas axhendës së punimeve ishte parashikuar dhe fjala e Kryeministrit Rama. Por në momentin kur kreu i qeverisë shqiptare mori fjalën, televizioni shtetëror serb, i cili kishte të drejtën e transmetimit të këtij eventi, ndërpreu transmetimin. Nga portali serb, Tanjug, mësohet se Rama gjatë fjalimit të tij falenderoi qeverinë serbe për pritjen e ngrohtë si dhe kryeministrin kinez për fjalimin frymëzues. Gjithashtu, kryeminstri Rama, theksoi se ky samit hap një kapitull të ri për rajonin dhe se qeveria kineze do të kontribuojë në mënyrë që vendet e Europës Qëndrore Juglindore të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Europian. Ndërkohë, kryeministri kinez, Li Keqiang në hapjen e Forumit Ekonomik në Beograd, theksoi se një këshill biznesi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore duhet të krijohet si një hap dhe një fazë e re në këtë bashkëpunim. Më tej ai tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me vlerë tre miliardë dollarë. Ndërsa kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, tha se rritja ekonomike është interes i përbashkët i të gjitha vendeve të rajonit, dhe përparimi i njërit nuk mund dhe nuk guxon të jetë në dëm të tjetrit. Gjithashtu, Vuçiç theksoi se Serbia ka si prioritetin e saj kryesor integrimin në Bashkimin Europian. Përpara se të mbahej samiti, janë zhvilluar edhe një seri e takimeve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe shteteve të rajonit. Gjithashtu ditën e mërkurë do të zhvillohet përsëri një takim ndërmjet kryeministrit Rama dhe homologut të tij serb, Vuçiç.

Rama poston në twitter një fotografi duke biseduar me kryeministrin kinez, Vuçiç jashtë vëmendjes
Kryeministri Edi Rama postoi nje fotografi ne Twitter, i ulur ne krah te djathte te kryeministrit kinez. Duket qe Rama ka marre te gjithe vemendjen e Keqiang, i cili po degjon kryeministrin shqiptar. Ne anen tjeter eshte kreu i qeverise serbe qe ne momentin kur eshte bere fotografia duket, ta kene shmangur nga biseda.

Lajme të ngjashme

Back to top button