Shkëndija pritet sot të tregojë “dhëmbët” e vërtet

Do të vazhdojë kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë me ndeshjet e xhiros së dytë, ndërsa të gjitha ekipet do të jenë në kërkim të pikëve të reja dhe tani mundë të vërejmë se cilat ekipe do të fillojnë të bëjnë shkëputjen e parë me pikë.

Shkëndija e Tetovës nga kjo e diel do të jetë e kompletuar dhe duhet të dëshmojë se është favorite për pozitë të lartë. Të përzgjedhurit e trajnerit Jovanovski do të përballen kundër Bregallnicës në Shtip, ndërsa të drejtë lojë do të kenë të gjithë përforcimet e ardhura vetëm dy javë më parë.

Renova është nikoqire e vetme nga ekipet shqiptare, ndërsa do të luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë kundër Pelisterit. Gostivari vjen në Shkup dhe do të ketë një detyrë bukur të vështirë me Metalurgun, skuadër kjo pretendente për titullin kampion. 

Dje është luajtur ndeshja e vetme e Ligës së Parë, ku Rabotniçki ka mundur ekipin e Makedonija Gj.P., me rezultat minimal 1:0.

Sot me fillim në ora 17:30 takohen:
Euromilku – Vardari
Renova – Pelister
Turnova – Napredoku
Bregalnica – Shkëndija 
Metalurgu – Gostivari

Lajme të ngjashme

Back to top button