Gjermania ua shkel syrin studentëve tanë

Kriza ekonomike, papunësia e madhe dhe kompanitë e pakta private kanë bërë që shumë studentë të rinj të Maqedonisë të mendojnë largimin nga shteti duke kërkuar një të ardhme më të mirë në shtetet evropiane. Konkursi për punësim në Gjermani që Qeveria Gjermane e bëri publik kohë më parë duket një ide ngazëllyese për disa studentë.

Sipas studentëve të anketuar nga Portalb, në Maqedoni rrogat janë shumë të ulëta në krahasim me disa shtet evropiane dhe amerikane. Në këta shtete sipas statistikave zyrtare, madje dhe punëtorët e thjeshtë shpërblehen shumë për punën e tyre, theksojnë ata.

“Do të provoj të shkoj të punoj në disa shtet të jashtme, atje shpërblehen më shumë punëtoret në përgjithësi. Së pari kam dëshirë të shkoj në Amerikë, sepse është një shtet i fortë ekonomikisht sipas mendimit tim, por nuk e përjashtoj edhe Gjermaninë si opsion” tha F.A, një student në Fakultetin e USHT-së.

 “Unë nuk mendoj këtu tek ne të punësohem, nuk e shoh të ardhmen këtu. Rrogat janë tepër të ulëta këtu tek na sa që i humbet vullneti çdo studenti të punoj. Interesohem te shkoj e te punoj ne shtete e Evropës, në Gjermani për një të ardhme me të mirë”, deklaroi J.A, student në fakultetin për Turizëm dhe Menaxhment. 

Për punësim është bërë tepër e vështirë në Maqedoni, sipas studentëve, shteti i mungojnë kompanitë shtetërore por edhe ato private,ku do të kishin përparësi të rinjtë.

“E shoh vetëm se si është gjendja i ndjek të gjitha konkurset që i shpallin kompanitë private. Është vështir tani shumë për tu punësuar në ndonjë kompani në vendin tonë. Shtetit i mungojnë kompanitë shtetërore por edhe ato private. Kam dëshirë të shkoj në Gjermani”, tha B.M, student në fakultetin FON.

Edhe një problem shumë i madh është këtu tek ne se kompanitë por edhe shteti shumë pak ju japin përparësi punëtorëve të rinj.

“Tek ne shume pak ju jepet përparësi punëtorëve te ri edhe në qoftë se je student i diplomuar. Prandaj këtu tek ne është vështirë të punësohesh” thekson O.L nga Shkupi.

Disa ditë më parë qeveria gjermane edhe këtë vit përcaktoi një kuotë të punëtorëve që mund të dërgohen nga Maqedonia në Gjermani.

Për grupin e parë paga vjetore është të paktën 46 400 euro dhe i referohen personave të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë në Gjermani.

Grupin e dytë e përbëjnë profesionistë të fushës së informatikës, mjekësisë dhe teknologjisë së telekomunikacionit.Gjermania ka hapur tashmë dyert për punëtoret e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button