Po vdesim!

Para se të filloni me leximin e këtij shkrimi kthehuni dhe shikoni fëmijën tuaj. Nëse nuk keni ju fëmijë atëherë mendojeni se sa i bukur dhe sa i mirë është fëmiju i motrës apo vëllaut tuaj. Fëmija ju buzëqesh por nuk e di se kënd e ka përpara. Fëmija ka përpara një njeri pa guxim që nuk ia mbron të ardhmen pasi e tanishmja me treqind euro ju vlen më shumë se jeta e gjeneratave. Ti, i nderuari lexues, ti që nuk ishe në protesta me plotë përgjegjësi e them se ti nuk je në gjendje të mbrosh të ardhmen e familjes suaj. Ti shumë mirë e di se rreziku që të kanoset ty dhe familjes suaj sot është 20 herë më i madh pasi grimcat e ndaluara të koncentruara në ajër janë për 20 herë më të mëdha se kufiri i normales. A je duke lexuar ende? Apo je hidhëruar me atë çka lexon dhe tani krenaria nuk të le të

Ti jeton një herë o njeri, mos e harxho atë duke ju bërë lëvdata atyre që të shkurtojnë jetën. Ju shoh të gjithëve duke ju bërë lajka (like) atyre që pardje, dje, sot dhe nesër nënshkruajnë projekte që ju shkurtojnë jetën. Ti sot nuk kishe ujë as për ti larë dhëmbët në mëngjes por vazhdon të përkrahësh ato që i “humbën” paratë për të zgjidhur problemin e ujit. Pasi babi ose nëna të kanë ndihmuar që ti lash dhëmbët me shishe plastike nga uji i ruajtur për kohë të “vështira”, ti del jashtë dhe thith ajër të ndotur nga prezenca e grimcave kancerogjene në ajër nga fabrika e Jugohororit dhe nga tymi i mbeturinave dhe gomave të djegura në periferi të qytetit. E ti vazhdon ende me like, like që nesër do të shtohen në vota, vota pasi ti je i mjerë dhe paraja të ka korruptuar edhe pushtetin edhe opozitën. Vazhdo ti me like, like.

Ti je mbrojtësi i drejtave të familjes sate dhe mos u bënë në vrasës i tyre. Ti jeton një herë o njeri, mos e harxho atë duke pirë makiato por hajde me ne krahë për krahë në protest për të ngritur zërin kundër një korporate të lodhur. Nëse tani së bashku nuk mund ti themi jo atëherë ndoshta nuk do të ketë kush të të mbrojë ty kur do të fillojnë me shpërnguljen kolektive nga këto troje me qëllime të spastrimit etnik. Atëherë ne do të kishim vdekur nga sëmundjet e mushkërive dhe nga kanceri e ti do të shpërngulesh diku në Turqi për të kthyer përsëri kohën e Rankoviçit. Mendoje pak, cila është më e mirë makiato apo shpërngulja. Makiato apo vdekja?

Sa kushton jeta juaj? Sigurisht shumë ma shumë se një rrogë mujore në administratë që është nuk është më shumë se 300 euro. Epo atëherë pse frikoheni se do të ju nxjerrin nga puna kur e dini se dëmi në shëndetin tuaj është më i madh se shuma e parave që ju lëshon shteti. Apo ju punoni për pension? Po edhe pension nuk do të marrim pasi të gjithë do të vdesim, një nga një. Sa kushton jeta juaj? Sigurisht se kushton më shumë se një notë 6 në indeks! Epo atëherë pse frigoheni se profesori që pushteti e solli në punë do të ju bëjë padrejtësi dhe do të ju rrëzoj nga provimi? Hajde dil në protestë! Ju lutem përdoreni logjikën dhe imagjinatë duke e shikuar ardhmërinë tuaj dhe familjes suaj. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar, me shumë guxim dhe përgjegjësi.

Zoti neve na ka dhënë logjikën për të na dalluar nga kafshët dhe guximin për ti thënë jo atyre që nëpërkëmbin dinjitetin tonë. Zoti neve na ka bërë për gjëra të mëdha e jo për në administratë. Për ta përfunduar këtë shkrim do t’i drejtohem Zotit edhe në emër tuaj që të na falë këto gabime dhe të na udhëzojë që të gjejmë rrugën e humbur, për një të ardhme më të mirë. Së bashku me familjet tona, këtu në vendlindjen tonë dhe më të guximshëm për një jetë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button